Kearns – ambasadorit Hovenier: Ku është balancimi? A i reaguat kështu Serbisë kur i rrëmbeu policët? Jo

E publikuar: 04/02/2024 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alicia Kearns, deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili mbrëmë lëshoi një deklaratë ku tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës po i rrisin tensionet.

“Ku është balancimi?”, pyeti Kearns.

“A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo”, shkroi ajo.

“Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, shtoi deputetja britanike në reagimin e saj në “X”.