Sulmuesi Moise Kean zyrtarisht u rikthye te Juventus, derisa për herë të parë foli në konferencë për shtyp.
Italiani ka folur për synimet me Juventusin dhe zëvendësimin e yllit, tani të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.
Kean theksoi se nuk ndjeu presion në zëvendësimin e portugezit.
“Nuk ndjejë presion në zëvendësimin e Ronaldos”.
“Dua vetëm t’i ndihmoj skuadrës ku u rrita dhe ku kalova kohë të mirë. Dua vetëm të luajë, nuk ndjejë peshë, ndihem përgjegjës që mbajë fanellën e Juventusit”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Kean pritet të jetë gati për takimin e radhës të Juventusit.