Lajmet

KE rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

04.05.2016 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KE rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni Evropian i ka propozuar të mërkurën Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë.

Komisioneri për Migrim dhe çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga udhëzuesi për liberalizim të vizave dhe se shpreson se tani edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli, do ta miratojnë propozimin.

Komisioneri Avramopoulos tha se megjithatë Kosova ka edhe dy kushte për të përmbushur përpara miratimit përfundimtar të propozimit.

“Ne po e vazhdojmë përkushtimin tonë për të propozuar udhëtimin e lirë pa viza në Bashkimin Evropian, për qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike. Kjo do të lehtësojë kontaktet ndërmjet njerëzve, do të forcojë lidhjet afariste, kulturore e sociale ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Ky është edhe qëllimi. Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në arritjen e reformave të rënda dhe gjithëpërfshirëse në fushën e drejtësisë dhe të çështjeve të brendshme dhe madje edhe përtej kësaj, siç janë fushat me ndikim ajo e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe reforma në drejtësi”.

“Duhet të përgëzojmë Kosovën për këto arritje. Në raportin e sotëm të progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat nga udhëzuesi për liberalizim të vizave duke marrë parasysh se me miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, siç e dini janë edhe dy hapa përpara, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe do të forcojë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“E di se sa i rëndësishëm është udhëtimi pa viza për qytetarët e Kosovës dhe siç e thash edhe në fillim jam i kënaqur me përparimin e arritur dhe shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do ta miratojnë së shpejti propozimin tonë, tha komisionari Dimitris Avramopoulos për Radiom Evropa e Lirë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente