KE: 350 milionë Euro për Ballkanin Perëndimor

E publikuar: 19/10/2022 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BE do të ofrojë një ndihmë politike dhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë prej 350 milionë Eurosh deri në vitin 2024 për të parandaluar emigrantët ilegalë.

Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, Komisioneri Europian për Zgjerim Oliver Varhelyi shprehu mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor.

“Është interesi strategjik i Bashkimit Europian që të mundësojë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në union. Vetëm diçka e tillë do të siguronte stabilitet afatgjat, paqe dhe prosperitet jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Bashkimin Europian“.

Gjatë fjalimit të tij e vuri theksin edhe te migracioni i paligjshëm që kalon përmes Ballkanit Perëndimor me emigrantë që kanë si pikësynim vendet e unionit.

/Express