Trajneri nga Maqedonia, Aleksandar Joncevsk, do të marrë drejtimin e skuadrës nga Prizreni, KB Bashkimi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Facebook.
“Marrëveshja me trajnerin është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. K.B Bashkimi i uron shumë suksese trajnerit tonë të ri Aleksandar Joncevski”, thuhet në njoftim.
Joncevski drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, Trepçën, MZT Skopje.
Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonise së Veriut në vitin 2016 dhe së fundmi ishte selektor i përfaqësueses.
Joncevski do ta drejtojë skuadrën për herë të parë të shtunën në ndeshjen e xhiros së 13-të Superligës me Trepçën në Mitrovicë.