Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kazakhstanit dhe Shqipërisë e zhvilluar të dielën me fillim nga ora 15:00, raporton KosovaPress.
Ndeshja kryesisht u dominua nga Kombëtarja e Shqippërisë, por që të përzgjedhurit e trajneri Edi Reja nuk e gjetën rrugën e golit edhe pse patën disa raste shumë të mira shënimi.
Pas kësaj ndeshje, Kazakhstani dhe Shqipëria vazhdojnë ta kryesojnë grupin 4 të ligës C me nga katër pikë të mbledhura, derisa ndiqen nga Bjellorusia dhe Lituania.