Këngëtarja, Katy Perry, në një intervistë për mediat britanike ka rrëfyer detajet më intime të jetës së saj. Kjo bukuroshe mes tjerash ka treguar edhe për moshën dhe vendin ku e ka humbur virgjërinë. Ajo me këtë rast ka deklaruar se ishte vetëm 16-vjeçare kur ka bërë seks për herë të parë dhe atë në ulësen e përparme të veturës.
“Bëhej fjalë për një veturë ‘Volvo Sedan’. Derisa bëja seks me të dashurin tim të atëhershëm, i dëgjoja këngët nga albumi i Jeff Buckley, ‘Grace’. Prandaj e adhuroj këtë këngëtar”, ka deklaruar Katy.
Ajo gjithashtu ka folur rreth asaj se si i është lutur Zotit t’ia rriste gjinjtë, në mënyrë qëkur të shtrihej në shtrat, të mos mund t’i shikonte shputat e këmbëve të saj, për të cilat thotë se janë të tmerrshme. “Doja që gjinjtë e mi të ishin aq të mëdhenj, sa të mos isha në gjendje t’i shihja shputat e tmerrshme të këmbëve të mia. I lutesha Zotit të rriste gjinjtë e mi. Zoti ka dëgjuar lutjet e mia, por nuk kam menduar se situata do të jetë e tillë sa kur të shtrihem, gjinjtë e mi të arrijnë deri te kërthiza”, ka deklaruar ajo duke qeshur.
/TCH/