Në foton e Kris Jenner të vitit 1997 me fëmijët e saj, Perry ka bërë një koment pikant për Kim.
Jenner e postoi atë foto të enjten e kaluar, më datë 13.
Kim Kardashian u ankua për pamjen. “Dukem shumë keq! Isha e fiksuar me Drew Barrymore dhe vetullat e saj të holla! Dhe zbulova pluhurin e syve me shkëlqim bronz”, shkruante ajo në koment. Në këtë kohë, Perry, e cila duhet ta ketë parë komentin e Kardashian u shfaq me këtë koment të madh. “Kim të na e tregojë si e ka realizuar atë look në makeup tutorial.”
Kardashian nuk u përgjigj, por e ëma reagoi, duke tag-ur Perry-n dhe duke i kushtuar dy emojis me puthje.
Shfaqja e fundit e miqësisë së Kardashian me Perry ishte takimi i tyre në koncertin e Perryt me vajzën e Kardashian, North West në 11 nëntor. Ishte nata kur doli albumi i Taylor Swift, Reputation, që përmban këngë që duket sikur iu kushtohen atyre dhe marrëdhënieve me Taylor.
















