Freskim Rama i njohur me emrin artistik “Kimi”, mahniti jurinë e “American Idol” në fazën e audicioneve të spektaklit më të ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja.
Djaloshi 25-vjeçar, theksoi se talentin e tij e ka të trashëguar nga nëna e tij dhe se riktheksoi edhe lidhjen e tij të veçantë me të.
Momenti më kulmor i këtij audicioni ishte kur artistja e njohur në juri, Katy Perry i kërkoi atij t’i dedikonte një këngë nënës së tij në po atë skenë dhe e ëma e artistit nga Kosova ishte në “video-telefonatë” duke e dëgjuar teksa këndonte.
“Kimi” me emocione që i kaplonte shpirtin, këndoi këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”.
Pas kësaj këngëtarja amerikane thuri lëvdata të mëdha ndaj artistit shqiptar duke vlerësuar talentin e tij.
“Ke kënduar shumë bukur, ishte e mrekullueshme të dëgjonim, kur këndon nga zemra, je i lidhur, pastaj kur këndon për nënën, kur këndon nga gjithë ajo dhimbje dhe nga ajo histori nga prapavija, dhe për Shqipërinë dhe Kosovën nga të gjitha këto”, tha Katy Perry.
Freskim Rama gjithashtu se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nëna e saj kishte mbetur shtatzënë me të dhe dy vjet pasi e lindi ajo ishte diagnostikuar nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe multi-skleroza.
Ai theksoi se nëna e tij kishte zë mjaft të bukur, por që fatkeqësisht nuk arriti kurrë ta dëgjonte duke kënduar.