Katër veta janë lënduar në aksident komunikacioni mes tre veturave që ka ndodhur në mëngjes në orën 7.40 minuta në rrugën regjionale Kumanovë – Likovë.
Vetura e parë e tipit “BMV” I drejtuar nga 31 vjeçari B.F vinte nga Likova drejtë Kumanovës ndërsa nga ana e kundërt ka qene vetura e tipit “Opel Astra” I drejtuar nga 25 vjeçari S.C dhe automjeti i tretë furgon i drejtuar nga 33 vjeçari M.P nga Kumanova.
Siç informon policia vozitësi i veturës BMV ka marrë lëndime të rënda, po ashtu është lënduar edhe bashkudhëtari i tij 45 vjeçari B.A. i lënduar është edhe udhëtari në furgon B.T. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Kumanovës.