Katër ditë para Demarkacionit, Haradinaj muhabet me deputetë (VIDEO)

E publikuar: 15/03/2018 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, duket se gjatë seancës së sotme parlamentare, ishte në një ofanzivë politikenë Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi ai gjatë atyre momenteve sa u pa duke biseduar me deputetë të Vetëvendosjes, sa me Grupin e Deputetëve të Pavarur të dalur nga Vetëvendosje e duke mos lënë anash në këtë rast as deputetët e Listës Serbe, njofton Klan Kosova.

Që të trija grupe politike të lartpërmendura, kanë shprehur qëndrimin kundër miratimit të marrëveshjes së demarkacionit, çështje kjo e cila pritet të ratifikohet në Kuvend të martën e javës së ardhshme.