Deputetët e opozitës në gjykim më 6 janar

E publikuar: 26/12/2015 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër deputetë janë thirrur nga drejtësia për t’u përgjigjur penalisht për veprimet që ata i cilësojnë se hyjnë në fushëveprimin e tyre – hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Koha Ditore. Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar seancën e parë për gjashtë janar të vitit 2016 për të shqyrtuar aktakuzën e Prokurorisë kundër tre deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi.

Aktakuza kundër tyre është ngritur më 16 janar të këtij viti. Ngarkohen me përgjegjësi për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.