Uragani Harvey pritet të godasë brigjet e Gjirit të Teksasin të shtunën në orët e para të mëngjesit, duke ngritur shqetësime për ekonominë e zonës nga kalon. Governatori i Teksasit Greg Abot i kërkoi presidentit Trump të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nga katastrofa dhe ka kërkuar mobilizimin e gjitha forcave të emergjencës, të jenë gati për operacionet e nevojshme të shpëtimit.
Uragani do të përfshijë edhe pjesë të tjera të SHBA’ve, por pritet të arrijë shpejtësinë maksimale në shtetin e Texasit.
Në Gjirin e Meksikës nxirret thuajse një e pesta e naftës bruto dhe atje ndodhet thuajse gjysma e kapacitetit të rafinimit në Shtetet e Bashkuara. Prodhimi i energjisë mund të pengohet me fuqizimin e stuhisë dhe transporti i produkteve të naftës mund të pengohet nga vërshimet që pritet të shkaktojë stuhia. Po ashtu ka shqetësime se uragani mund të dëmtojë rafineritë e kushtueshme dhe objekte të tjera.
Kompanitë e naftës i kanë evakuuar njerëzit nga disa prej objekteve që ndodhenë bregdet dhe kanë pakësuar, ose ndaluar disa operacione.
Çmimi i naftës u rrit të premten, nga frika se stuhia mund të pezullojë prodhimin, duke shkaktuar panik mes konsumatorëve për mungesë të karburantit.
Uragani Harvey pritet të shkaktojë deri në 91 centimetra rreshje dhe shpejtësia e erërave pritet të arrijë në 201 km/orë. Kjo është stuhia më e fuqishme që godet Shtetet e Bashkuara në 10 vjetët e fundit. Harvey u forcua duke u kthyer nga stuhi tropikale që ishte të enjten, në stuhi të kategorisë 3 të premten pasdite.
Metereologët thonë se stuhia pritet të forcohet më tej derisa të godasë në tokë sonte në mbrëmje. Momentalisht, shpejtësia e erës është 177 kilometra në orë, shumë pak larg nivelit që do ta klasifikonte si një uragan të kategorisë së tretë.
Era pritet t’i kalojë të 200 kilometrat në orë kur uragani të godasë bregdetin në një gjerësi prej 600 kilometrash.
Kreu i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, Brock Long tha se Teksasi do të gotet nga një katastrofë natyrore shumë e fuqishme.
Ai shprehu shqetësimin se shumë qytete përgjatë bregut të prekur nga uragani i kanë injoruar paralajmërimet nga zyrtarët dhe nuk janë larguar nga shtëpitë e tyre.
“Për ata që nuk janë larguar për në një vend më të sigurtë, kanë shumë pak kohë”, tha ai. “Ky uragan ka potencialin të vrasë shumë njerëz dhe të shkaktojë shumë dëme. Dhe si të mos mjaftonin këto, presim edhe përmbytje të mëdha”.
Ndërkohë, sekretarja e Departmentin e Sigurisë në Vend, Elaine Duke, informoi shkurtimisht presidentin Donald Trump këtë mëngjes rreth parapërgatitjeve për stuhinë. Trump postoi në Twitter se ai “po monitoron nga afër” stuhinë dhe se ka biseduar me guvernatorët në Teksas dhe Luiziana për t’i siguruar ata se qeveria federale do jetë e gatshme në çdo moment.
Uraganët fillojnë të dobësohen kur hyjnë në tokë, por parashikuesit thonë se kësaj here, kjo stuhi do të ndjekë një drejtim të pazakonshëm; do të qëndrojë për pak çaste në tokë, pastaj do të kthehet prapë në det, për t’u kthyer për së dyti, në vendet në pjesët e ulëta të bregdetit”.
Gjatë tre ditëve të ardhshme, uragani Harvey do të derdhë 100 centimetra shi për metër katror në një hapësirë të madhe të Teksasit.
Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se priten përmbytje vdekjeprurëse, dhe niveli i ujrave të detit mund të ngrihet deri në 3.5 metra në pikun e stuhisë. Autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë përgatitjet e fundit, pasi koha po mbaron.
Teksanët që jetojnë pranë Gjirit kanë vendosur thasë prej rëre rreth shtëpive, veçanërisht në zonat më të rrezikuara dhe janë vënë në radhë në supermarkete, për të blerë ujë dhe ushqime mjaftueshëm sa për të përballuar disa ditë trazirash.
Uragani i fundit që ka goditur bregun e Teksasit ka qenë 14 vjet më parë. Governatori Greg Abot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar mobilizimin e gjithë forcave të emergjencës, të jenë gati për operacionet e nevojshme të shpëtimit.