“Katastrofë kombëtare” – ekipi më i vjetër spanjoll lufton për mbijetesë (Foto)

E publikuar: 23/03/2016 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 “Do të ishte një katastrofë natyrore nëse Recre do të zhdukej. Për shkak se nëse i ndodhë “El Decano’s”, mund t’i ndodhë gjithkujt, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një dekadë është një kohë e gjatë në futboll. Në vitin 2006, Recreativo de Huelva e kishin shijuar njërin ndër momentet më të mëdha në historinë e tyre, duke korrur fitore 3 me 0 kundër Real Madrid’it.

3

Spanja është shokuar, kur klubi më i vjetër i këtij vendi e ka treguar lajmin më të hidhur në historinë e La Ligës – po lufton për mbijetesë.

Klubi spanjoll, i vjetër 126 vjet, po rrezikohet që të pushojë së funksionuari. Ky klub ishte krijuar në vitin 1889 kur dy britanikë e kishin themeluar këtë ekip futbolli për punëtorët e minierës Rio Tinto.

Situata financiare ë këtij klubi është shumë e vështirë dhe punëtorët s’janë paguar që tetë muaj.

_88877789_recreheader