Katari ka vendosur të dëbojë liderët e Hamasit nga Doha, pas një kërkese nga Shtetet e Bashkuara, pas disa muajsh përpjekjesh të dështuara për të bindur lëvizjen islamike palestineze që të pranojë një marrëveshje armëpushimi me Izraelin në Rripin e Gazës.
Lajmi është konfirmuar për CNN nga SHBA dhe Katari.
Rreth dy javë më parë, zyrtarët amerikanë iu komunikuan homologëve të tyre nga Katari mbi nevojën për të ndaluar strehimin e Hamasit në Doha. Katari ra dakord dhe thuhet se e njoftoi grupin islamik rreth një javë më pare për këtë vendim.
Ndërkohë, Hamasi mohon të ketë marrë një paralajmërim nga autoritetet e Katarit.
Sipas të dhënave, Katari ka informuar si fraksionin palestinez ashtu edhe Izraelin se “për sa kohë palët refuzojnë të negociojnë një marrëveshje në mirëbesim për Gazën, Doha nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë rolin e ndërmjetës”, dhe për këtë arsye “zyra e Hamasit nuk është më e nevojshme”.