Katalonia drejt zgjedhjeve

E publikuar: 04/01/2016 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e ekstremit të majtë në Kataloni, CUP, vendosi që prapë të mos e përkrahë qeverinë rajonale të udhëhequr nga Artur Mas, me çka u hap rruga për zgjedhje të reja në këtë pjesë të Spanjës.

Në zgjedhjet e shtatorit të vitit të shkuar, aleanca e Mas, Bashkë për Po, e cila po udhëheq rrugën e Katalonisë drejt pavarësisë, fitoi 62 ulëse në parlament nga 135 gjithsej.

Që të mund të formojë qeverinë katalonase deri më 9 janar, kur është afati i fundit, Aleancës i duhet përkrahja e CUP, por nuk po e merr tashmë për të tretën herë.