Rrugët në Komunën e Malishevës raportohet të jenë të hapura për qarkullim. Kështu thotë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i cili vizitoi edhe zonën e maleve të Berishës.
“Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim. Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot, nga afër, kam përcjellë punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, tha ai teksa ka shpërndar edhe një video.

















