Aktori e shkrimtari Çun Lajqi, sot ka vizituar Kamenicën për shitjen e librave të tij. Pos qytetarëve që ishin të interesuar për blerjen e librave, atë e mirëpriti edhe kryetari i komunës, Qëndron Kastrati dhe drejtoresha e arsimit, Mirhane Morina.
I pari i komunës i uroi mirëseardhje dhe i bleu dy libra nga autori i “Bastardëve”, “Kur fryjnë ernat”, “Pergamenë e djegun” e plot veprave të tjera. Kurse, Çun Lajqi i dhuroi atij gjashtë libra për bibliotekën e qytetit.
“Qendron Kastrati, doli t’jetë i vetmi kryetar qw sot m’vizitoj n’Dardanë, me drejtoreshën për arsim, dhe i mori dy tituj librash: “Bastardët” dhe “Kur fryjnë ernat”. Unë për bibliotekë t’qytetit, ua dhurova 6 ” Pergamenë e djegun”, tha ai.