Karkalecat “pushtojnë” Mekën, pastruesit në luftë me to, në vendin më të shenjtë të Islamit (Video)

E publikuar: 12/01/2019 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi më i shenjtë në Islam është goditur nga një “murtajë” e karkalecave, duke i detyruar pastruesit të veprojnë për t’i larguar insektet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë insektet që po “lulëzojnë” rreth Xhamisë së Madhe në Mekë, e cila pret çdo vit miliona pelegrinë myslimanë.

Në një nga videot, thuhet se insektet mund të shihen qartë kur qielli i natës ndriçohet nga dritat e xhamisë.

Ndërsa një vështrim më i afërt tregon ato duke lëvizur në të gjitha drejtimet, gjithashtu edhe mbi kokat e pastruesve në uniforma të gjelbra që përpiqen të merren me to.

Gjithashtu disa pamje tjera thuhet se tregojnë insektet që mbulojnë muret e xhamisë, ndërsa ato depërtojnë nëpër to.

Autoritetet e Mekës ndanë fotot në mediat sociale, të pastruesve të veshur me maskë fytyre, të cilët bënë spërkatjen me insekticid, ndërsa ata u përpoqën të dekontaminojnë vendin.

Zyrtarët thanë se insektet ishin identifikuar si ‘karkaleca të zeza’, sipas faqes Arabe të CNN.

Mediat shkruajnë se për “pastrimin” e tyre janë angazhuar 138 njerëz që punojnë në 22 ekipe. /Telegrafi/