Karim Benzema e konsideron seriozisht pensionimin nga futbolli në fund të sezonit

E publikuar: 16/12/2024 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një raportim të bërë së fundmi gazetarët Sergio Gomez dhe Alfredo Matilla kanë bërë me dije se legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, është duke e konsideruar seriozisht mundësinë e pensionimit nga futbolli në fund të sezonit akutal.

Njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të ‘Los Blancos’, Benzema, i cili momentalisht po luan në radhët e Al-Ittihadit në Arabinë Saudite, mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit si futbollist profesionist. 

Ani pse Benzema ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, ai po shfaq shenja që sugjerojnë se po e konsideron seriozisht këtë opsion. 

Pasi kaloi një sezon të parë të vështirë, ku u përball me një valë kritikash, Benzema tashmë ka rikthyer formën e tij më të mirë. 

 

Ish-reprezentuesi francez është momentalisht golashënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola në 11 ndeshje dhe i dyti me më së shumti në kampionat së bashku me Cristiano Ronaldo (11) dhe Aleksandar Mitrovic (12). 

Benzema mund të mbetet i përfshirë me klubin dhe ligën ndonëse në një rol tjetër, thënë më saktë në rolin e ambasadorit. 

 

Sidoqoftë, planet afatgjate të Benzemas janë të lidhura me Real Madridin. Sipas raportimit, sulmuesi tashmë është pajtuar që të rikthehet atje në cilësinë e ambasadorit për regjionin e Arabisë. 

Për më shumë, për Real Madridin, përfshirja e Benzemas me detyra ambasadore do të konsiderohet si një blerje strategjike. 

Askush më mirë se Benzema nuk është i përshtatshëm për të përfaqësuar klubin në Arabi dhe të shërbejë si një figurë udhëheqëse në një treg me rritje të shpejtë të marketingut.