Karikatura që shpjegon më së miri si ndodhi kalimi i Coutinhos te Barça

E publikuar: 07/01/2018 01:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shumë muajsh raportimesh, më në fund Philippe Coutinho është lojtar i Barcelonës.

Braziliani kaloi te klubi katalunas për 160 milionë euro dhe nënshkroi kontratë për pesë vite e gjysmë.

BR Football ka përpiluar një karikaturë ku tregon më së miri se si erdhi kalimi i Coutinhos te Barça.

Trajneri Jurgen Klopp dhe shumë lojtarë tjerë i bënin trusni lojtarit që të qëndrojë, ndërsa në anën tjetër Luis Suarez dhe Lionel Messi e tërhiqnin atë nga Spanja.

Por, presidenti John W. Henry i joshur nga oferta e Barcelonës këputi lojtarin dhe pranoi ofertën.

Vlen të theksohet se pas Neymarit që u shit te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro, Coutinho është transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/