Kaq vite burg është dënuar shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Kroaci

E publikuar: 07/03/2022 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjarja e rëndë që ndodhi vitin e kaluar në nSlavonski Brod të Kroacisë, la të vdekur 10 persona.Derisa vetëm sot është marrë vendimi për shoferin e autobusit nga Kosova.

Gjashtë vite burgim është dënimi që iu shqiptua shoferit të autobusit.

Vendimi është marrë nga Gjykata e kësaj komune. Sipas mediumit kroat “24sata”, nuk do të apelojë vendimin.

Shoferi e ka pranuar fajin për aksidentin.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e pati mohuar këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.