Omicroni mund t’ju lërë të izoluar në shtëpi për ditë të tëra, por lajmi i mirë është se nuk ka gjasa që të vuani diçka më shumë se një ftohje e lehtë, kryesisht falë imunitetit nga vaksinat.
Ekspertët tregojnë se simptomat e variantit Omicron të COVID-19 nuk mund të zgjasin për më shumë se një javë.
Tashmë shumë persona kanë marrë vaksinat antiCOVID, dhe kjo ka bërë që edhe ky variant i virusit të jetë më pak i ashpër, shkruan The Sun, përcjell infosot.
Ekspertët thonë se 12 përqind e njerëzve me Omicron ndihen më mirë, një ditë pas infektimit, apo shfaqjes së simptomave të tij.
Pra, kjo do të thotë që shkurtimi i periudhës së izolimit në pesë ditë ka ardhur pas studimeve dhe gjetjeve se Omicroni është variant më lehtë i kalueshëm.