Kapitulli i dëmeve të luftës nuk hapet fare!

E publikuar: 22/06/2015 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia ka shkaktuar mbi 22 miliardë dollarë dëme në Kosovë.
Në bisedimet që do të mbahen më 23 qershor në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, sërish nuk do të bisedohet për dëmet e luftës, që i bëri Serbia në Kosovë dhe duket se Qeverisë së Kosovës as që i intereson kjo pjesë.Kjo qeveri, si edhe të gjitha qeveritë e tjera të paslufës, nuk e sheh të arsyeshme që tërë ato dëme të bizneseve dhe të qytetarëve, që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë, të mos jenë temë bisedimi dhe të kërkohet dëmshpërblimi nga Serbia.Dihet mirë që dëmi që ka shkaktuar Serbia në Kosovë është rreth 22 miliardë dollarë. Opozita thotë se kjo qeveri, konkretisht dyshja Mustafa-Thaçi nuk do të merret me këto tema. Deputetja e NISMA-s, Valdete Bajrami, thotë se të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë nuk janë në favor për Kosovën./kosova sot/