Kapitulli 35 “nervozon” Serbinë, Gjuriq: Mos na shantazhoni

E publikuar: 11/10/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjuriq ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq së shpejti do të flasë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Fredercia Mogherini, raporton Tanjug.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se askush nuk mund ta shantazhojë Sebinë për heqjen e institucioneve nga veriu i Kosovës dhe vendosjen e pikave kufitare, duke shtuar se ka shumë gjëra që nuk shkojnë në draft kornizën e kapitullit 35.
Mbi këtë çështje, Gjuriq ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq së shpejti do të flasë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Fredercia Mogherini, raporton Tanjug.
Ai ka potencuar se ka shumë gjëra të diskutueshme në kapitullin 35, i cili i referohet Kosovës në negociatat e BE-së me Serbinë për anëtarësim, ku Serbia kushtëzohet me përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën.
“Çështja është se, nëse ju doni ta detyroni Serbinë me forcë që të mbyll të gjitha institucionet e veta, veprim që do të linte pa punë mijëra serbë, t’i dorëzojmë të gjitha asetet tona të sistemit të energjisë, të fillojmë të respektojmë vijën administrative me Kosovën, atëherë kjo do të thotë se këto do të ishin pothuajse kufi të shteteve sovrane”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq qartazi ka thënë se mbi këto kërkesa “Serbia nuk negocion”, duke shtuar se qeveria serbe do të flasë dhe të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, por askush nuk mund të imponojë zgjidhje mbi Serbinë.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është normale që ende të vazhdohet dialogu me Prishtinën, nëse këto kërkesa nuk tërhiqen nga kapitulli 35, Gjuriq ka thënë se do të ishte e vështirë të mendosh progres në dialogun me Prishtinën dhe në integrimin evropian të Serbisë, nëse shantazhi vazhdon.
“Askush që shantazhon Beogradin nuk mund të llogarisë në arritjen e gjërave pozitive. Ne mund të angazhohemi për të përmirësuar marrëdhëniet, siç kemi bërë gjithnjë si popull dhe shtet,”, ka thënë ai. /Indeksonline/