Makar Pretro nga Shën Petërsburgu i Rusisë, është në koma pasi ra prej një ndërtesë të lartë 30 metra.
Fotografi 19-vjeçar, i njohur për shkrepjen e imazheve mahnitëse sipër ndërtesave të larta, rrëshqiti derisa ndodhej në cep të një kolone, transmeton Telegrafi.
I njohuri si ‘Kapiteni i kulmeve’, ishte së bashku me miq dhe me motrën Polina, kur ndodhi momenti kritik.
Si pasojë ai mori lëndime në kokë, qafë, gjoks, bark, legen, thyerje në gjymtyrë dhe humbje të mëdha gjaku. Derisa po trajtohet në spital, mjekët nuk kanë treguar asgjë për gjendjen e tij.
Pretro ka nisur të bëjë fotografi në këto hapësira prej moshës 12-vjeçare, ndërsa deri më tani është ngjitur në disa prej objekteve të më larta dhe të rëndësishme ruse. /Telegrafi/