Kapiteni i Kosovës Ujkani, i ka falënderuar tifozët “Dardanët” për mbështetjen e tyre gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar të Kosovës.
Portieri i ekipit të Kosovës, Samir Ujkani, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për t’i falënderuar “Dardanët për mbështetjen e dhënë gjatë ndeshjeve, raporton Gazeta Express.
“Dashuria juaj na bën më të fortë. Gjithmonë të bashkuar”, shkruan Ujkani në llogarinë e tij në Instagram.
Ujkani e ka publikuar në llogarinë e tij një fotografi nga koreografia e përgatitur nga “Dardanët” për ndeshjen kundër Bullgarisë. “Dream on Dardanians” (shqip “Vazhdoni të ëndërronë Dardanë”) shkruhej në koreografinë e tifozëve të Kosovës.
Pasi që Ujkani nuk luajti në ndeshjen kundër Bullgarisë, pasi Arijanet Murici e mori pozitën e portierit të parë, Hekuran Kryeziu e mbajti shiritin e kapitenin për barazimin 1:1 me Bullgarinë, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Grupit A për kualifikime për EURO 2020.
Ujkani nuk kishte qenë titullar as në ndeshjen tjetër të Kosovës këtë muaj, kundër Danimarkës. Megjithatë, në atë ndeshje, që përfundoi me rezultat 2:2, Ujkani luajti për 45 minutat e pjesës së dytë./Gazeta Express/