Kapet trafikanti shqiptar i kokainës në Itali, e “tradhtoi” qesja e mbeturinave

E publikuar: 27/01/2024 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Karabinierët italianë në zonën e Aleksandrisë arrestuan të premten një shtetas shqiptar, i cili prej kohësh ishte nën vëzhgimin e policisë italiane.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, dyshohet se ishte pjesë e trafikut të kokainës dhe kanabisit në zonë.

Gjatë mbikqyrjes policore ai është parë disa herë duke hyrë në një shtëpi në lagjen Pista Vecchia të Alessandriass dhe gjatë orëve të pasdites u filmua duke hedhur disa qese me mbeturina.

Policia fillimisht kontrolloi përmbajtjen e asaj që ishte hedhur në plehra nga ana e shqiptarit. Aty konstatoi praninë e mbetjeve nga paketimi i një blloku të madh droge të llojit kokainë.

Gjatë kontrolleve të menjëhershme në banesë shqiptarit iu gjetën 540 gramë kokainë dhe 180 gramë hashash.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrolleve, efektivët vunë re se shtëpia ishte e zbrazët dhe “për këtë arsye përdorej vetëm për ruajtjen e drogës.

Gjithashtu në banesë janë gjetur dhe 14 mijë euro cash që dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria e shpërndarjes së drogës.

Personi i arrestuar është transferuar në burgun Don Soria në Alessandria, në pritje të vendimeve të organeve të drejtësisë.