Kapet një peshk i rrallë në ujërat e Vjosës (Video)

E publikuar: 03/06/2018 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshimet klimaterike dhe moratoriumi ka bërë që shumë gjallesa, të cilat nuk janë parë në ujërat e Shqipërisë, të shfaqen së fundmi.

Një peshk gjalpë, në latinisht i quajtur ‘Ruvetus’, është kapur në ujërat e Vjosës.

Sherif Durmishi, një nga peshkatarët e vjetër të kësaj zone, thotë se ky lloj peshku duhet të jetonte në ujëra të thella.

Sipas tij shkaku i ndryshimit të habitatit të tij, janë ndryshimet e klimës. Ai thotë se ka ende gjueti të paligjshme, por moratoriumi bashkë me ndërgjegjësimin, kanë dhënë efekte të mira.

“Peshku gjalpë i kapur në ujërat e cekëta të Vjosës është një gjë e rrallë, pasi ky lloj peshku rri në ujëra të thella. Në 3-4 vitet e fundit ne kemi më shumë gjallëri peshku, pasi janë minimizuar dhe po zhduken rastet ekstreme të gjuetisë me lëndë plasëse. Gradualisht po krijohet një mënyrë kontrolli e peshkimit dhe vetë ky sektor po ndërgjegjësohet për të peshkuar në mënyrë të përgjegjshëm”, tha peshkatari Sherif Durmishi.

Më parë, në gjirin e Vlorës janë kapur edhe peshq të tjerë, madje edhe peshkaqenë. Kjo sipas peshkatarëve të zonës, tregon se ndryshimet e klimës kanë bërë që gjallesa të tilla të shfaqen në ujërat shqiptare. /tch/