Policia e Kosovës ka kapur sot në flagrancë një person për veprën penale fajde në Prizren.
Personi i arrestuar, identiteti dhe mosha e të cilit nuk është bërë e ditur, në vazhdimësi kishte ushtruar presion ndaj një personi tjetër, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë, me ç’rast ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe e ka detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, raporton KosovaPress.
Gjatë operacionit policor, i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë, ku me urdhër verbal të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të tij.
Me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.



















