Në vijim të kontrolleve sistematike, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në pikë kalimin kufitar Kapshticë, kanë arrestuar shtetasin Th. B. (57), banues në Plasë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij janë gjetur mallra kontrabandë.
Me këtë rast policia ka sekuestruar produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa telefona mobilë, të dyshuara kontrabandë nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje, raporton KosovaPress.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe kontrabanda me mallra të tjerë.


















