Kapet në Australi krokodili 4.7 metra që peshon 600 kilogramë – besohet se është mbi 60 vjet i vjetër (Foto/Video)

E publikuar: 11/07/2018 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pjesën perëndimore të Australisë, një grup burrash, kanë arritur të kapin krokodilin 600 kilogramësh dhe atë plotë 10 vite gjah.

Krokodili që besohet të ketë mbi 60 vjet, është kapur në ujërat në afërsi të një porti ku ndalen anijet në liqenin Kathryn, transmeton Telegrafi.

Ai është i gjashtë 4.7 metra dhe konsiderohet si krokodili më i gjatë që ndonjëherë është kapur në këtë zonë.

Rekordin për krokodilin më të gjatë të kapur deri më tani, e kishte mbajtur reptili 4.6 metra.

Pasi që e kishin kapur, atë e kishin lidhur në rimorkio dhe është dërguar në një zonë tjetër për të jetuar ku nuk do t’i shqetësonte qytetarët.

Në zonën ku është kapur krokodili gjatë këtij viti janë parë 187 krokodilë të ngjashëm, kurse ekspertët e kësaj fushe paralajmërojnë që të jenë më të kujdesshëm.

Australia njihet për kafshë të egra siç janë krijesat e tasmanisë, peshkaqeni i bardhë i madh, dhe konsiderohet si shtëpia e mbi 150 mijë krokodilëve. /Telegrafi/