Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia ka finalizuar operacionin “URT” dhe ka vënë në pranga 5 shtetasit, të cilët u kapën me 200 doza heroinë.
Mësohet se të arrestuarit furnizonin shpërndarësit e drogës në Durrës.