Kapen armatim i rëndë dhe uniforma të ushtrisë serbe në veri të Kosovës

E publikuar: 14/05/2024 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, mbajtën sot konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Në këtë konferencë u ekspozua armatimi që u konfiskua nga Policia e Kosovës.

Sipas ministrit Sveçla të gjitha armatimet e gjetura i takojnë grupeve terroriste serbe, të cilat kishin planifikuar që të sulmojnë institucionet e Kosovës.

“Të gjithë këto i takonin grupeve terroriste serbe, të cilat kishin planifikuar që me këto ti sulmojnë institucionet e Kosovës. Kjo është edhe një përfshirje e shtetit serbë në destabilizimin Kosovës”, tha Sveçla.

Ndër të tjerash u bë e ditur se në armatimi ka qenë i ndryshëm dhe ka pasur të bëj me fishekë, armë të gjata, uniformë të ushtrisë serbe, uniforma të ushtrisë së Kosovës, radio lidhje, dylbi dhe pajisje të tjera për dronë.

Poashtu, Drejtori i Policisë, Hoxha njoftoi se deri tash është duke u intervistuar një person për përfshirje në këtë grup që planifikonte që të sulmonte institucionet e Kosovës.