Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie pas një operacioni të anti-drogës, ku u konfiskuan 91 kilogram narkotik të llojit marihuanë, raporton Ekonomia Online.Majori i Policisë, Reshat Murseli, tha se aksioni është zhvilluar mbrëmë rreth orës 20:20.
Sipas tij ky operacion ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Me këtë rast“Hetuesit kanë monitoruar lëvizjet e tyre dhe kanë dhënë urdhër për ndalje. Të dyshuarit kishin edhe armë. Duke goditur me veturë një hetues.
Hetuesi ka përdorë armën pa shkaktuar pasoja në njerëz. Në cilësi të provave ka konfiskuar 34 paketime me substancë narkotike marihuanë mbi 91 kg. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe është arrestuar F.M, 55 vjeç. Deri tani një i dyshuar është i arrestuar dhe është në kërkim të 3 të tjerëve.
Hetimet janë duke vazhduar i koordinuar me Prokurorinë Themelore. Hetimet flasin se droga ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar në drejtim të Podujevës dhe ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha ai


















