I kapa mesazhet në telefon gruas dhe zbulova…

E publikuar: 20/06/2016 01:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Man texting SMS on mobile phone in bed

Dhjetë vjet më parë jam njohur me bashkëshorten time aktuale, e cila në atë periudhë kishte një tjetër histori dashurie, ishte e dashura e një burri të martuar. Nisëm të dalim bashkë, u dashuruam dhe më pas u martuam. Vitet e para kanë qenë të mrekullueshme, më pas vështirësia që kishim për t’u bërë me fëmijë e tronditi relacionin tonë.

E shihja që ajo largohej nga unë dhe afrohej dhe mendoja se kjo sjellje e çuditshme e saj vinte për shkak të dëshirës për të pasur një fëmijë, ose siç më thoshte ajo për të më dhuruar një fëmijë. Më në fund mbeti shtatzënë dhe pas nëntë muajsh lindi vajza jonë e parë. Më në fund sytë e bashkëshortes sime qeshnin përsëri, por përsëri e ndjeja larg.

Meqenëse nuk e kuptoja sjelljen e saj nisa të gërmoja më thellë dhe zbulova një mal me mesazhe midis asaj dhe dikujt që ajo frekuentonte përpara se të lidheshim bashkë. Në këto mesazhe ata flisnin për gjëra që kishin ndodhur dhe për fantazi të njëri-tjetrit. Ajo e kuptoi që unë kisha lexuar mesazhet dhe u nevrikos shumë duke më thënë se unë kisha thyer privatësinë e saj dhe se ato mesazhe ishin thjesht për lojë dhe se nuk do të më tradhtonte kurrë. U ndjeva shumë keq që kisha ndërhyrë kaq shumë dhe që kisha dyshuar tek ajo dhe i besova gjithçka që ajo më tha. Për një periudhë kohe arrita edhe të isha më i qetë, por më pas shihja përsëri që ajo afrohej dhe largohej përsëri me mua.

Nisa të hetoja përsëri dhe zbulova se ajo vazhdonte të shkëmbente mesazhe me të njëjtin person që kisha zbuluar më parë. I kërkova edhe këtë herë shpjegime për këto mesazhe dhe ajo më tha se ishin vetëm një lojë dhe se nuk duhet të mendoja kurrë për diçka më shumë dhe se nuk kishte dëshirë që të fliste për këtë histori.

Isha i çmendur nga dashuria për të, i verbër totalisht dhe vendosa që të vazhdonim të qetë martesën tonë. Kështu lindi edhe vajza jonë e dytë. Kohët e fundit e shihja atë totalisht të shkëputur dhe jashtë jetës sime dhe vendosa përsëri që t’i kontrolloja telefonin. Këtë herë zbulova se shkëmbente mesazhe me një tjetër mashkull, jo më me atë që kisha zbuluar dy herët e para. Në mesazhe ajo i fliste me terma erotikë dhe disa herë i thoshte se ishte e dashuruar me të. I tronditur, këtë herë i kërkova shpjegime me detaje dhe ajo m’u përgjigj se këtë person e kishte njohur rastësisht në një forum dhe se kishte lindur një histori mes tyre dhe se ajo ndihej e dashuruar me të. Më tha se nuk e kishte kuptuar se si kishte ndodhur, por që kishte shkëputur historinë që kishte pasur me atë tjetrin katër muaj më parë se të niste të komunikonte me këtë të dytin. Duke folur për të gjitha këto, që më kishin shkatërruar si njeri më rrëfeu se ajo nuk arrinte të fliste me mua, për shkak të një historie të shëmtuar që i kishte ndodhur në adoleshencë. Megjithatë më tha se ajo kishte dëshirë që të vazhdonim jetën bashkë dhe meqenëse tani më kishte treguar edhe historinë e saj të dhimbshme në adoleshencë do ta kishte më të lehtë të fliste me mua në të ardhmen.

Ajo më tregoi se gjatë këtyre viteve që ishim bashkë ajo kishte fjetur vetëm katër herë me ish të dashurin e saj të parë. Më tha gjithashtu se me personin që shkëmbente mesazhe aktualisht, të dy kishin dëshirë që të shkonin bashkë, por deri më tani nuk kishin pasur mundësi që të takoheshin. Pasi e vura me shpatulla pas murit, duke e detyruar që të merrte një vendim ajo më tha se më donte dhe se vetëm tani e kuptoi se vetëm unë i kam qëndruar pranë dhe se donte që ta kalonim jetën bashkë. Më kërkoi falje dhe mu lut që të qëndronim bashkë dhe më tregoj se ndoshta i ka bërë këto pasi e dinte se mua do të më kishte gjithmonë aty, pavarësisht të gjithave. Më kërkoi vetëm disa ditë kohë që të arrinte të shkëpuste marrëdhëniet me këtë mashkullin tjetër, me të cilin komunikonte. Gjatë këtyre ditëve kemi bërë shpesh dashuri dhe më shumë se kurrë. Them më shumë se kurrë, sepse nuk e kisha ndjerë asnjëherë kaq të mrekullueshme dhe të më jepej me mish dhe me shpirt. Problemi është se kjo vazhdon ende të flasë me të dashurin e saj që ka njohur në forum.

Dje dola nga shtëpia dhe harrova çelësat, ndërsa ajo më telefonoi menjëherë e terrorizuar duke më thënë se më donte shumë. Mendonte se unë kisha ikur përgjithmonë. Nuk di çfarë të bëj, sepse jam tmerrësisht i dashuruar me të, por jam njëkohësisht edhe i terrorizuar, sepse mendoj se gjatë dhjetë vjetëve nuk e kam njohur asnjëherë dhe kam frikë se kjo gjë do të përsëritet. Veç kësaj janë edhe dy vajzat e mia të vogla, të cilat nuk mund t’i braktis. Do doja që dy vajzat e mia të kishin një jetë normale.