Kaos në doganën e Kakavijës, grekët: Asnjë shqiptar s’kalon kufirin nëse nuk përmbush dy kushte

E publikuar: 04/11/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një situatë kaotike vijon prej orës 00.00 të natës së mbrëmshme në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.

Asnjë person nuk është lejuar të kalojë në anën tjetër të kufirit, pasi pala greke ka deklaruar se ka probleme me sistemin e kompjuterave.

Të vetmit persona që kanë mundur të kalojnë kanë qenë ata persona që kanë qenë të pajisur me dokumente greke, ose i përkisnin zonës Shengen.

Kjo situatë ka krijuar kaos dhe rradhë të gjata në doganë prej shumë orësh, ndërsa pala greke nuk jep shpjegime të tjera.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht me sistemin e kompjuterave, por kjo situatë vjen në kulmin e tensionit në Himarë, ku qeveria po zbaton projektin për regabilitimin e shtëtirores, ndërsa kanë ndeshur rezistencën e minitoritetit grek