Kaos në Aeroportin e Prishtinës: Dyshohet për prishje të aeroplanit, udhëtarët në panik

E publikuar: 27/07/2021 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kaos në Aeroportin e Prishtinës: Dyshohet për prishje të aeroplanit, udhëtarët në panik

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është krijuar një gjendje kaotike.

Të gjithë pasagjerët që kishin fluturimin në ora 18:50 të linjës Prishtinë – Basel janë detyruar të zbresin nga aeroplani.

Kështu ka thënë për Indeksonline një pasagjer në kushte anonimiteti.

Ai u shpreh se piloti iu tha se ka prishje të aeroplanit dhe kështu kanë zbritur të gjithë nga aeroplani.

“Temperatura në aeroplan derisa qendronim brenda ka qenë mbi 50 gradë celsius“, u shpreh ai.