Kanoset Lladrovci, arrestohet një person

E publikuar: 10/10/2017 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka marrë një njoftim nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci për kanosje dhe dëmtim prone.

Ahmeti zëdhënëse e Policisë tha për kp se, “mbrëmë rreth orës 22 e 30 në fshatin Tërstenik ka ndodhur një kanosje ndaj një personi dhe i është dëmtuar prona”.

Ahmeti tha se Policia sot në lidhje me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar pa dhënë identitetin e tij.