Një kanibal është qëlluar për vdekje nga policia pasi u gjet duke ngrënë një grua.
Aphiwe Mapekula është qëlluar pasi nuk dëgjoi paralajmërimet e policisë dhe vazhdonte të konsumonte kufomën e Thembisa Masumpa
Policia hapi zjarr ndaj 23-vjeçari kur filloi të sulmojë me thikë dhe mori plagë në krah, këmbë dhe stomak jashtë shtëpisë së tij në malin Frere, Afrikë e Jugut.
Aphiwe u dërgua në spital, ku thuhet se ka sulmuar një mjeke femër dhe vdiq 3 ditë më vonë. Zyrtarët raportojnë se ai fillimisht i ka prerë fytin Thembisas dhe më pas kokën ia ka hedhur në mal.
Ka qenë nëna e tij, e cila sapo ka parë atë që po ndodhte ka njoftuar policinë për ngjarjen e tmerrshme.




















