Ende pa kaluar një orë nga prezantimi zyrtar i telefonit të ri iPhone 8, mijëra njerëz nga e mbarë bota kanë filluar të presin në radhë pranë dyqaneve të Apple, me qëllim që ta kenë telefonin e tyre të preferuar.
Mazen Kuruch nga Australia tash e 10 vite qëndron me ditë të tëra para dyqanit të Apple në Sidney, në mënyrë që të jetë personi i parë në botë që do ta blejë iPhone 8, transmeton Telegrafi.
Studenti 20-vjeçar tashmë ka bërë përvojë për pritje, pas të njëjtën gjë e kishte bërë edhe gjatë viteve të kaluara. Mazen studion inxhinierinë softuerike në Universitetin Neë South Ëales.
“Vitin e kaluar kam qenë personi i tretë, kurse një vit më parë i 100 apo diçka e tillë, kështu çdo vit jam duke përparuar”, ka deklaruar ai.
Ky djalë i ri nga Australia ka një kanal në YouTube, kurse ndjekësve të tij u ka premtuar se në ditën e prezantimit të iPhone do të bëjë “unboxing” para dyqanit të Apple.
Ai është adhurues i madh i iPhone-it, kurse vendin që e ka zënë në radhët e gjata thotë se nuk do t’ia lëshonte dikujt tjetër edhe po t’i ofronte mijëra dollarë.
“Dikush më ka pyetur nëse do t’ia lëshoja vendin tim dikujt po të mi jepte 50 mijë dollarë. Nuk jam i sigurt nëse do ta bëja një gjë të tillë. Fakti që do të isha njeriu i parë në bota që ta kishte në dorë iPhone e ri, do të më sillte 50 mijë parapagues në kanalin tim në YouTube”, ka shtuar ky i ri.
Por, për të mos e humbur vendin e punës, Mazenit i ndihmojnë dy shokë të cilët presin së bashku me të në radhët e gjata.
Duke marrë parasysh faktin që Mazen është student, shokët e tij i ruajnë vendin derisa ai është në ligjërata, kurse detyrat e shtëpisë i kryen derisa pret pranë dyqanit të Apple.
Këtij të riu do t’i duhet të pres edhe një javë që ta ketë në dorë telefonin e tij të preferuar. /Telegrafi/