Kandidati për kryetar premton se do t’i zëvendësojë politikanët me robotë, që mbledhin të dhëna nga votuesit dhe krijojnë politika më të mira për Tokion (Foto)

E publikuar: 18/04/2018 06:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kandidat për kryetar qyteti në Japoni, ka premtuar se do t’i zëvendësojë politikanët me inteligjencë artificiale, që do të mblidhte statistika prej votuesve, që të krijojë politika sa më të mira.

Michihito Matsuda që po garon për ulësen e kryetarit të regjionit Tama New Town që ndodhet në perëndim të Tokios, insiston se robotët do të ishin shumë më të aftë në mbledhjen e të dhënave, që do shërbenin për ‘krijimin e politikave adekuate’, transmeton Telegrafi.

Fjalimi i 44-vjeçarit është bërë në një zonë të zhvilluar, që ka sistemin e ndërtimit të vendbanimit, më të mirin në Japoni.

Posteri me robotin dhe premtimet për zëvendësimin e politikanëve

“Tama New Town e ka ndërtimin më të mirë në 40 vitet e fundit, pse të mos e ketë edhe sistemin politik më të avancuarin. Popullata po plaket dhe ne duhet të investojmë në atë, që gjithmonë do ishte një administratë moderne”, ka thënë Matsuda.

Raportohet se këta robotë do gjenin përfundimet më të mira në debate, do propozonin kompromise racionale në rast konfliktesh dhe do analizonin peticionet që dërgohen prej banorëve.

Fushata që po zhvillon Matsuda në regjion

Kjo është hera e dytë, që ai po kërkon votën për kryetar të këtij regjioni.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2014, kandidati që u zgjodh kryetar kishte fituar dhjetë herë më shumë se ai. Shkaku i të njëjtave premtime, banorët zgjodhën të mos i japin votën. /Telegrafi/