Kandidati për Kryeministër nga LDK ishte në Partinë e Bujar Bukoshit

E publikuar: 20/05/2017 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti, karrierën politike nuk e nisi në partinë, nën petkun e së cilës më 11 qershor po e kërkon postin e kryeministrit.
Para se të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë që drejtohej nga ana e Bujar Bukoshit.

Ai madje, ishte në listën zgjedhore të PREK-ut, dhe mbante numrin rendor 78.

PREK-u i Bujar Bukoshit, pjesë e së cilës ishte edhe kandidati aktual për kryeministër nga LDK, kishte pësuar humbje të thellë në zgjedhje.

Megjithatë, sot, Hoti, i cili është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit në detyrë, Isa Mustafës, nga LDK po shihet si kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Hoti, ishte edhe nënkryetar i Komunës së Prishtinës, gjatë kohës sa Isa Mustafa e drejtonte Kryeqytetin.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Hoti ishte pjesë e Listës Zgjedhore të LDK-së, i cili më arritjen e koalicionit PDK- LDK, ishte emëruar si ministër i Financave.

Asistenti i Isa Mustafës në Fakultetin Ekonomik të UP-së, është cilësuar nga “shefi” i tij, si një ndër ministrat më të suksesshëm.

Pas rrëzimit të Qeverisë përmes mocionit të iniciuar nga opozita, Isa Mustafa u tërhoq nga gara për kandidat si kryeministër, duke ia lëshuar vendin njeriut më të afërt dhe më të besueshëm- Avdullah Hotit.