Kandidati i PDK-së për Prizrenin me 55 zotime

E publikuar: 27/09/2017 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin ‘Debat Pernime’, kandidati për kryetar të Prizrenit i PDK-së, Shaqir Totaj ka prezantuar disa nga zotimet e tij.

Totaj si ekonomist personalisht prioritet do ta ketë zhvillimin ekonomik, duke krijuar një fond prej 2 milionë eurosh në përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Përparësi për punësim nga fondi i krijuar nga Totaj si kryetar do të kenë gratë dhe të rinjtë, të cilët kanë nevojë për fuqizim, shkruan rtv21.tv.

Pikë e dytë për të është krijimi i një infrastrukture moderne për të çliruar qendrën historike të Prizrenit, e cila do të rivitalizohet duke larguar shumë parkingje që po i zënë frymën, duke krijuar një parking me kapacitet më të lartë jashtë zonës historike.