“Kandidati i PDK-së përkrahet me sy mbyllur”- Ramiz Lladrovci i reagon ashpër Abelard Tahirit!

E publikuar: 20/08/2025 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi ky i fundit deklaroi se në Drenas, kandidati i PDK-së përkrahet me sy mbyllur.

Ai madje tha se PDK-ja e ka fituar Drenasin, e jo kryetari aktual (Ramiz Lladrovci).

Lladrovci iu drejtua me një pyetje Tahirit, duke i thënë se “A përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?”

“Sonte, ish Ministri meteor, e riktheu “Dadën Razë”, paska folë për zgjedhjet në Drenas. Vëmendje: Disa i përvetësojnë meritat e dikush i ka ato.Vetëm një pyetje, ish Ministër, kur shkon në Selinë me logo, në Drenas, a përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?” shkruan Lladrovci në reagimin e tij.

Reagimi i plotë: