Kandidati i pavarur Artin Velilaj mori më shumë vota se PDK-jë në Junik

E publikuar: 14/10/2025 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar numërimi në qendrat komunale të numërimit në komunën e Junikut.

Sipas rezultateve të dhëna në platformën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në komunën e Junikut më së shumti vota ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës me 921 vota.

Në vendin e dytë me nëntë vota më pak doli Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 912 vota.

Më së paku vota nga kjo komunë i siguroi Partia Demokratike e Kosovës me vetëm 42 vota apo 1.76%.

Kandidati me më së shumti vota në komunën e Junikut është Ruzhdi Shehu nga LDK, kurse kandidatja me më së paku vota është Rigona Shehu nga PDK me vetëm katër vota.

Kandidati i pavarur Artin Velilaj ka marrë më shumë vota se të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës duke siguruar kështu edhe një përqindje me të madhe se kjo parti me 2.52%.