Kandidati për president të Turqisë, Kemal Kilicdaroglu, ka shkruar në Twitter se presidenti turk, Recep Taip Erdogan është nën 50 për qind të votave.
Ai iu ka bërë thirrje komisionerëve që të mos lëshojnë vend-votimet.
Sipas tij, populli nuk duhet të flejë e të mbrojë votat.
”Fiksi, i cili filloi me 60 për qind, tani ka rënë nën 50. Vëzhguesit e fletëvotimeve dhe zyrtarët e këshillit zgjedhor nuk duhet të largohen kurrë nga vendet e tyre. Nuk do të flemë sonte o populli im. Unë paralajmëroj YSK-në, ju duhet të siguroni futjen e të dhënave në provinca”, ka thënë ai.
Kur janë numëruar mbi 80 për qind të votave, Erdogan është pak mbi pragun 50 për qind.
Por opozita thotë se ai është nën këtë prag dhe sipas të cilëve do të ketë balotazh.
Përkrahësit e opozitës janë mbledhur në Ankara.