Kandidatët për studentë të Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën para këtij fakulteti në orën 10:00 mëngjesin e së premtes.
Ata filluan protestën aty për të vazhduar pranë Ministrisë së Arsimit, me shpresë që dikush nga kjo ministri do t’i takoj që të njihet për së afërmi me kërkesat e tyre.
Këta po kërkojnë rritjen e numrit të studentëve që do të pranohen në drejtimet Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji.
Aktualisht pesë nga kandidatët janë në takim me këshilltarin e ministrit Bajrami, Faton Fetahu.
















