Kanceri zhduket tek të gjithë pacientët që testuan mjekimin e ri

E publikuar: 07/06/2022 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ilaç i ri, i cili po testohet për kancerin kolorektal ka habitur mjekët pasi ka rezultuar 100% i suksesshëm në provat klinike Dostarlimab, një ilaç i prodhuar në laborator, me molekula që veprojnë si antitrupa në trupin e njeriut, habiti studiuesit pasi pjesëmarrësit nuk shfaqen simptoma për një vit pas marrjes së ilaçit, shkruajnë mediat e huaja.

Mjekët kryen ekzaminime fizike, endoskopi, skanime PET dhe skanime MRI dhe nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë gjurmë të kancerit në trupin e tyre. Mjekët në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork tha se kjo ishte “hera e parë që ndodhte në historinë e kancerit”.Dr Diaz dhe një ekip studiuesish publikuan studimin mbi gjetjet e tyre në New England Journal of Medicine, duke përshkruar rezultatet e tyre fenomenale.

Gjetjet tani po bëjnë bujë në botën mjekësore, me Dr Alan P. Venook, i cili tha për New York Times se zhdukja e simptomave për një vit tek një pacient nuk kishte ndodhur kurrë më parë.Dr Venook është një specialist i kancerit kolorektal në Universitetin e Kalifornisë dhe nuk ishte i përfshirë në studim, por ai e ka cilësuar arritjen një sukses pasi është hera e parë në botë që gjurmët e kancerit zhduken plotësisht tek një pacient.

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme sipas mjekëve është se pacientët nuk kishin simptoma pas marrjes së ilaçit. 18 pacientët me kancer kolerktal ose i zorrës së trashë, që morën pjesë në provat klinike kanë qenë të lodhur nga trajtimet e mëparshme si kimioterapia, rrezatimi dhe operacioni që mund të rezultojë në mosfunksionim të zorrëve, urinës dhe madje edhe të mosfunskionimit seksual.

Qendra e Kancerit Memorial Sloan Kettering dhe një nga bashkëautorët e studimitt, onkologu Dr. Andrea Cercek, përshkruan gjithashtu momentin kur pacientët zbuluan se tashmë nuk kishin simptoma të kancerit, raporton abcnews.

“Ata qanë nga gëzimi,” tha ajo për New York Times.Kanceri kolorektal – i njohur më shpesh si kanceri i zorrëve, prek 100,000 australianë çdo vit, sipas Cancer Australia. Dostarlimab është një ilaçi më i fundit që është përdorur kundër kancerit.

Në maj, një ekip mjekësh amerikanë zbuluan kërkimin e tyre novator që mund të nënkuptojë se jemi në rrugën e duhur për gjetjen e një kure.Shkencëtarët i injektuan një pacienti një virus të ri të modifikuar gjenetikisht që vret kancerin. Ilaçi Vaxinia tashmë ka rezultuar i suksesshëm në testimin e kafshëve, kështu që shkencëtarët dhe studiuesit mjekësorë kanë shpresa të mëdha se rezultatet do të jenë pozitivë edhe për njerëzit.

Deri më tani, virusi Oncolytic zvogëlon tumoret e kancerit të zorrës së trashë, mushkërive, gjirit, vezoreve dhe pankreasit në provat e kafshëve.Lexoni KËTU studimin e plotë.