Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka hequr çdo dyshim duke konfirmuar se të shtënat në Vjenë erdhën pas një sulmi terrorist.
Së paku një civil dhe një sulmues janë konfirmuar të vdekur deri këto momente, derisa raportohet për dhjetëra të plagosur.
Kurz përmes një postimi në Twitter shprehu konsideratën për të gjithë ata që po rrezikojnë jetën në këtë kohë të vështirë për republikën e atyre, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i kancelarit austriak:
”Tani po kalojmë periudha të vështira në republikën tonë. Unë do të doja të falënderoja të gjitha shërbimet e urgjencës që rrezikojnë jetën e tyre, veçanërisht sot për sigurinë tonë. Policia jonë do të marrrë masa vendimtare kundër autorëve të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist”.
”Më vjen mirë që oficerët tanë të policisë kanë qenë në gjendje të eleminojnë një autor. Ne kurrë nuk do ta lejojmë veten tonë të frikësohemi nga terrorizmi dhe do t’i luftojmë me vendosmëri këto sulme”.
”Kështu që policia mund të përqendrohet plotësisht në luftën kundër terrorizmit, qeveria federale ka vendosur që forcat e armatosura të marrin përsipër mbrojtjen e vendit të kryer më parë nga policia në Vjenë me efekt të menjëhershëm”.
”I gjithë vendi është në mendime me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të thella”.
”Ne falënderojmë liderët e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për simpatinë e tyre dhe shprehjet e solidaritetit”.


















